LAJMI I FUNDIT:

Kryeshefi i IPK-së, Fitim Shishani, në 13 rreshta tekst, 119 gabime (Foto)

Kryeshefi i IPK-së, Fitim Shishani, në 13 rreshta tekst, 119 gabime (Foto)

Se në krye të institucioneve të shtetit ka njerëz që janë nën nivelin mesatar të njohurive bazë të rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, kjo po dëshmohet çdo ditë e më shumë.

Deri më tani janë publikuar në medie shumë artikuj që dëshmojnë këtë nivel, por rasti që tani ka siguruar portali INFOKUSI, duket së është kulmi i joprofesionalizmit në komunikimin zyrtar e që vjen nga njeriu udhëheqës i institucionit që ka për obligim të mbikëqyrë dhe të ndihmojë në profesionalizimin e policisë së shtetit.

Ky është Fitim Shishani, kryeshef ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, i cili në një shkresë zyrtare drejtuar një vartësi të tij, ka lëshuar një mal gabimesh drejtshkrimore sikur të ishte një autodidakt e jo më të të shkoj mendja së këtë shkresë e ka përpiluar një udhëheqës institucioni, dhe për më keq një profesor universitar.


Kryeshefi i IPK-së, i cili është edhe profesor në Universitetin Publik të Prizrenit, “Ukshin Hoti”, në këtë shkresë zyrtare me vetëm 13 rreshta ka bërë hiq më pak se 119 gabime gjuhësore e drejtshkrimore.

Jo vetëm kaq, por edhe shkresa si e tillë as në formë e as në përmbajtje nuk i plotëson standardet minimale të një shkrese zyrtare. Përveç gabimeve të renda gjuhësore dhe drejtshkrimore, Shishani ka përdorur edhe fjalë të pakuptimta që nuk i njeh fjalori i gjuhës shqipe, siç është fjala “parafrauar” ku as nga konteksti i fjalisë nuk mund të imagjinohet së çfarë ka dashur të thotë.

Gabimet janë të shumta dhe për të mos i numëruar të gjitha, shikojeni shkresën (faksimilen) zyrtare të Shishanit të cilën e ka siguruar portali INFOKUSI.COM dhe sipas informacioneve, kjo shkresë ka qenë objekt talljeje tash e sa kohë në pothuajse gjithë stafin e IPK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori