Presidenti Hashim Thaçi, ka ndërmarrë disa veprime që Kosovën e çojnë drejt një vendi diktatorial. Komisioni që ka themeluar ai për ndryshimin e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale ka kriminalizuar fyerjen dhe shpifjen. Është saktësuar si vepër e rëndë penale fyerja dhe shpifja ndaj udhëheqësve të shtetit, përfshirë presidentin. Dënimet për shpifje ndaj tij janë deri në 5 vjet burgim.
Një prej iniciativave të para të Hashim Thaçit, pas ardhjes në krye të shtetit, ishte ndryshimi i Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale.
Ai themeloi një komision për të nisur punën menjëherë.
Rezultatet e para tashmë kanë dalë në publik. Shpifja dhe fyerja që prej tri vjetësh nuk janë vepra penale, por sanksionohen vetëm me Ligjin kundër shpifjes dhe fyerjes, tashmë janë kriminalizuar.
Nëse miratohet Kodi i ri me këto ndryshime, vetë Thaçi do të jetë një prej zyrtarëve më të mbrojtur nga fyerjet dhe shpifjet.
Kushdo që do të guxojë të shpifë apo ta fyej atë, e pret burgu. Dënimet për këto dy vepra janë nga tre muaj deri në pesë vjet burgim.
Me këto ndryshime të Kodit Penal sanksionohen edhe shpifja ndaj shtetit dhe simboleve të shtetit. Këto sanksione janë të parapara me nenin 134.
Në pikën D të këtij neni sanksionohet shpifja ndaj organeve kushtetuese.
“Kushdo që publikisht, në një takim, ose nëpërmjet shpërndarjes së materialeve të shkruara shpif ndaj një organi kushtetues, Presidentit, Kuvendit, Qeverisë, Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës ose një prej anëtarëve të tyre në këtë kapacitet në një mënyrë të dëmshme për respektimin e shteti dhe kështu qëllimisht mbështet përpjekjet kundër vazhdimit të ekzistencës së Republikës së Kosovës ose kundër parimeve të saj kushtetuese, do të dënohet me burgim nga tre muaj deri në pesë vjet, thuhet në pikën 1.
Këto vepra parashihet të ndiqen nga Prokuroria apo nga zyrtarët, ndaj të cilëve konsiderohet se është shpifur apo janë fyer.
Dënime me burgim i preson edhe ata që guxojnë publikisht, në një takim, ose nëpërmjet shpërndarjes së materialeve të shkruara të fyejnë apo me keqdashje shprehin përbuzje ndaj republikës së Kosovës ose ndaj rendit të saj kushtetuese duke fyer ngjyrat , flamurin, stemën apo himnin e Republikës së Kosovës dënohet me burgim deri në tre vjet ose me gjobë.
“Kushdo që heq, shkatërron, dëmton, e bën të papërdorshëm ose palexueshme ose ndryshon me dashje flamurin e ekspozuar publikisht të Republikës së Kosovës, ose një emblemë shtetërore të vendosur nga një autoritet publik i Republikës së Kosovës, dënohet me burgim deri në tri vjet ose me gjobë”, thuhet më tej në këtë nen.
“Kushdo që me qellim mbështet përpjekjet kundër vazhdimit të ekzistencës së Republikës së Kosovës ose kundër parimeve të saj kushtetuese, dënohet me dënim me burgim deri në pesë (5) vite”, thuhet në pikën tre të nenit.
Madje të dënueshme janë edhe tentativat për t’i kryer këto vepra penale.
Aktualisht, Kosova është mes shteteve që e kanë të dekriminalizuar fyerjen dhe shpifjen. Qeveria e udhëhequr prej PDK-së kishte provuar që është në vitin 2013 t’i kriminalizonte fyerjen dhe shpifjen.
Por, pas protestave të organizuara nga gazetarët dhe shoqëria civile, ato nene ishin hequr nga Kodi Penal i Kosovës./Insajderi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ish-Avokati i Popullit për rastin e dyshuar të ngacmimit seksual në UP: Nuk u trajtua si duhet nga aspekti ligjor
Votat për Kodin Civil: Haxhiu thotë se iu duhet edhe ca kohë – PDK pa vendim, LDK e konsideron punë të qeverisë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre