LAJMI I FUNDIT:

Kosova e parrezikuar nga vezët e helmuara (Video)

Kosova e parrezikuar nga vezët e helmuara (Video)

Mijëra vezë të helmuara në disa shtet të Bashkimit Evropian, kurse në Kosovë fermerët ankohen se cilësia e vezëve të importuara është shumë e dobët.

Thuhet se Ligji për Konsumatorët nuk po zbatohet, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) në Kosovë thotë se ka një vit që Kosova nuk ka importuar vezë nga shtetet e BE-së


Sabit Rama banor i komunës së Vushtrrisë, që nga viti 2003 është kthyer nga Suedia për të investuar në Kosovë. Ai ki një fermë pulash.

Tashmë prodhon vezë dhe shpërndanë ato nëpër shumë pika të Prishtinës.

Por, sipas tij mundi është i kot.

Shqetësuese për të është importi nga disa vende të Evropës por edhe të Ballkanit.

Thotë se vezët ë fermës së tij janë më cilësore se ato që importohen.

700 mijë vezë të infektuara të importuara në Britaninë e Madhe
Lexo po ashtu 700 mijë vezë të infektuara të importuara në Britaninë e Madhe

Ndërsa, Selatin Kaçaniku, drejtor i OJQ-së “Konsumatori” thotë se Ligji për Konsumatorin shumë pas respektohet.

Mirëpo Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-it në një përgjigje dhënë Tribuna Channel tha se nga BE;ja ka një vit që nuk janë importuar vezë.

“Import të vezëve nga vendet e Bashkimit Evropian nuk kemi pasur këtë vit. Bazuar në këtë fakt nuk ka ndonjë rrezik në vendin tonë nga problemet që janë paraqitur atje.”

Kujtojmë se milionë vezë janë tërhequr nga pikat shitëse në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani për shkak të helmimit të tyre me nivel të ulët të një insekticidi.

Britanisë, Francës, Suedisë dhe Zvicrës, u është tërhequr vërejtja se vezët e helmuara mund të gjenden edhe në territoret e tyre. /Tribuna/