LAJMI I FUNDIT:

Kalimtarët filmojnë momentin kur binte shi dhe vetëm një veturë lagej (Video)

Kalimtarët filmojnë momentin kur binte shi dhe vetëm një veturë lagej (Video)

Një video e pazakontë është duke qarkulluar në internet, në të cilën shfaqet një fenomen që ka habitur edhe meteorologët.

Në videon e publikuar shihet duke rënë shi por vetëm mbi një veturë, edhe pse afër kësaj veture ishin të parkuara edhe dy tjera që nuk lageshin, transmeton Telegrafi.


Videoja është filmuar nga kalimtarët e rastit të cilët kishin mbetur të habitur kur panë se shiu po lagte vetëm një veturë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në pjesën lindore të Kinës.

Që nga publikimi i kësaj videoje, ajo është shikuar mbi 30 milionë herë. Ndërsa autori i saj, e ka pranuar se bëhet fjalë për një montazh që ka çuditur edhe meteorologët kinezë kur e panë videon. /Telegrafi/