LAJMI I FUNDIT:

Iu deshën shtatë minuta dhe 18 manovra, për të parkuar në një vend mjaft të gjerë (Video)

Iu deshën shtatë minuta dhe 18 manovra, për të parkuar në një vend mjaft të gjerë (Video)

Lee Smith nga Guilford i Anglisë, e ka filmuar një grua e cila ka bërë 18 manovra në një periudhë prej shtatë minutash, derisa e ka parkuar veturën.

Madje, shoferja ka vepruar në këtë mënyrë, megjithëse hapësira ishte mjaft e gjerë, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër, 36-vjeçari dhe një mik i tij që ishin në veturë, kanë qeshur sa herë që ajo dështonte të parkonte.

“Është një nga gjërat më qesharake që i kam parë në rrugë. Do të ishte në rregull sikur të provonte dy apo tri herë, por po dështon disa herë me radhë”, ka thënë Smith lidhur me rastin.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni një pjesë të parkimit dëshpërues dhe duartrokitjen e burrave, kur më në fund vetura ndaloi si duhet. /Telegrafi/