LAJMI I FUNDIT:

ISIS e mbajtën peng 3-vjeçarin, vetëm se i ati i kishte vënë emrin “Messi” (Foto/Video)

ISIS e mbajtën peng 3-vjeçarin, vetëm se i ati i kishte vënë emrin “Messi” (Foto/Video)

Një djalë trevjeçar ishte rrëmbyer nga militantët e ISIS-it dhe ishte mbajtur për dy vjet peng, vetëm sepse mbante një emër, i cili nuk u “përshtatej” militantëve të ISIS-it.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për trevjeçarin, të cilit babai i tij i kishte vënë emrin e yllit të futbollit, Messi.


Çfarë i kishte “penguar” militantët e ISIS-it ishte fakti se me këtë emër, familja e tij kishin krijuar idhuj, duke i kërkuar që t’ia ndryshonin edhe emrin, duke e emërtuar me Hassan.

Djali, tanimë 5-vjeç ishte kidnapuar në vitin 2014 nga xhihadistët, nga shtëpia e tij në Sinjar, në veri të Irakut. Nëna dhe motra e tij gjithashtu ishin kidnapuar.

Gjatë dy viteve torturuese, ekstremistët e ISIS-it thuhet se e fyenin familjen e djaloshit, madje duke u kërkuar edhe shpërblesë – edhe pse nuk ishin të pasur.

Megjithatë, bëhet e ditur se tanimë Messi tash më është shpëtuar dhe është duke jetuar në një kamp Dohuk, në Irak. /Telegrafi/