LAJMI I FUNDIT:

Instagram shton edhe tiparin ‘Saved Posts’

Instagram shton edhe tiparin ‘Saved Posts’

Si duket, Instagram po shton tipare të reja në të gjitha anët dhe sot ka bërë të njejtën gjë. Rrjeti social në pronësi të Facebook ka njoftuar se do të shtoj tiparin e ruajtjes së postimeve, apo ‘Saved Posts’ për aplikacionet mobile në Android dhe iOS.

Për të shtuar ndonjë postim në ‘Saved Posts’ thjesht klikoni në ikonën e re ‘bookmark’ që do të shfaqet nën secilën foto që paraqitet në faqën kryesore. Postet të cilat i ruani përmes ‘bookmark’ do të jenë të gatshme për t’i shfletuar më vonë në rubrikën e re ‘Saved Posts’.


Sektori për postimet e ruajtura ‘Saved Posts’ do të jetë privat që do të thotë se vetëm ju mund t’i shikoni ato postime.

Funksioni i ri debuton me versionin 10.2 të Instagram që është i gatshëm për shkarkim tani në iTunes App Store dhe në Google Play Store.