LAJMI I FUNDIT:

Imazhi që ka përlotur botën: Pesëvjeçari i sëmurë nga kanceri i kërkoi nënës ta fotografojë me babanë, dhe më pas dha frymën e fundit (Foto)

Imazhi që ka përlotur botën: Pesëvjeçari i sëmurë nga kanceri i kërkoi nënës ta fotografojë me babanë, dhe më pas dha frymën e fundit (Foto)

Prindërit e vogëlushit që ka vdekur nga kanceri, kanë publikuar një fotografi që miliona njerëzve nga e mbarë bota ua ka thyer zemrën.

Nëna e kishte fotografuar të birin duke qëndruar i shtrirë në gjoksin e babait për disa minuta, para se ta jepte frymën e fundit, transmeton Telegrafi.


Ai në çastet e fundit i kishte thënë nënës: “Fotografo tani”, dhe më pas kishte vdekur në duart e babait të tij.

Braiden Prescott 7-vjeç ka vdekur pasi humbi betejën me një kancer të rrallë, kurse prindërit e tij Steph (28) dhe Wayne (38) kanë shpërndarë fotografinë e birit të tyre në rrjetet sociale, më qëllim që të paralajmërojnë prindërit tjerë dhe të reagojnë menjëherë në rast të simptomave që i ka pasur vogëlushi Braiden.

Djali i vogël nga Britania e Madhe, ishte diagnostifikuar me neuroblast kur ishte vetëm dyvjeçar. Nëna e tij kishte vërejtur se diçka nuk është në rregull me të, por më vonë u konstatua se ai fillimisht kishte tumor në nofull që i pamundësonte të shqiptonte mirë fjalët.

Braiden i është nënshtruar 11 llojeve të ndryshme të kimioterapive, kurse për shërbim kishte shkuar edhe në Shtetet e Bashkuara.

Për fat të keq, trupi i tij u lodh dhe nuk i bënte ballë terapive, dhe vetëm disa minutave para se të ndërronte jetë, e ëma Steph e kishte fotografuar duke qëndruar i ulur pranë babait të tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori