LAJMI I FUNDIT:

Humbi bastin, tenistja seksi detyrohet të darkoj me fansin (Foto)

Humbi bastin, tenistja seksi detyrohet të darkoj me fansin (Foto)

Asnjëherë nuk duhet të vësh bast kundër një ikonë të futbollit amerikan si Tom Brady edhe kur skuadra e “Patriotëve” është në vështirësi, siç ishte finalja e Super Bowl.

Ajo që i ka dalë kundër dhe ka vënë bast kundër tij është tenistja kanadeze Eugenie Bouchard, që ka postuar në kohën që luhej ndeshja një mesazh në “Twitter”, ku thuhej “E dija që “Fajkonjtë” do ta fitonin ndeshjen”, ndërkohë që shifrat ishin 28-3 për ta.


Por ja që shifrat e takimit përmbysen dhe “Patriotët” fitojnë 32-28 pas kohës shtesë. Ndërkohë që, Bouchard ka biseduar me disa nga fansat e saj gjatë kohës që luhej ndeshja.

Dhe, me njërin prej tyre, Jordan Caron, ka vënë bast se kush fiton. Bast i humbur dhe tenistja kanadeze tani duhet të mbajë fjalën.

Basti i humbur është një darkë mes Bouchard (jeton në Kanada) dhe Caron (jeton në Çikago). Por për djaloshin që shkon ende në shkollë nuk ka rëndësi distanca, pasi është gati të udhëtojë kudo vetëm që të dalë me tenisten seksi.

Palët kanë shkëmbyer adresën, tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por Bouchard e ka marrë një leksion “Një gabim që mu bë mësim. Asnjëherë nuk duhet vënë bast kundër Tom Brady”, komenti i dytë në “Twitter” i tenistes. /Telesport/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori