LAJMI I FUNDIT:

Haraqija për vizitën e Haradinajt në familjen Rugova: Ditë të mira do t’i vijnë Kosovës!

Haraqija për vizitën e Haradinajt në familjen Rugova: Ditë të mira do t’i vijnë Kosovës!

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në vizitë tek familja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ndonëse u tha se kjo vizitë e Haradinajt në familjen Rugova ka të bëjë me nënshkrimin e një marrëveshje me deputeten e zgjedhur nga LDK-ja, Teuta Rugova, për një gjë të tillë Haradinaj nuk është prononcuar para medieve, duke thënë se kjo ishte një vizitë historike për shkak të rëndësisë që ka kjo familje.


I kontaktuar nga Telegrafi, Astrit Haraqija nga LDK i cili ishte prezent në këtë vizitë të Haradinajt në familjen Rugova, nuk ka dhënë shumë detaje rreth kësaj vizite.

I pyetur se a ka pasur nënshkrim të ndonjë marrëveshje në mes të Teuta Rugovës dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj për mbështetje për formimin e institucioneve në Kosovë, Haraqija është përgjigjur shkurt “Po shpresojmë që ditë të mira do t’i vijnë Kosovës (Dardanisë)”.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate ka bërë të ditur se Ramush Haradinaj tanimë ka marrë edhe mbështetjen e familjes Rugova për të qenë kryeministër i ardhshëm i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori