LAJMI I FUNDIT:

Gruan e parë do ta çojë në Pragë: Në këto çaste, Amerika s’ka ambasadorë në shtetet kryesore të botës!

Gruan e parë do ta çojë në Pragë: Në këto çaste, Amerika s’ka ambasadorë në shtetet kryesore të botës!

Para inaugurimit të tij, tashmë presidenti i 45-të amerikan, Donald Trump, ka kërkuar që të gjithë ambasadorët amerikanë në botë, të emëruar nga Barack Obama, të largohen nga zyrat e tyre në mesditën e 20 janarit.

Ekipi i tij më 23 dhjetor 2016 ka thënë se “nuk do të ketë përjashtime” që ambasadorët të vazhdojnë mandatin, madje as për ata që kanë fëmijë të vegjël, transmeton Telegrafi.


Është politikë e zakonshme që ambasadorët të japin dorëheqje në fillim të administratës së re. Por, nuk është e zakonshme që të mos ketë zëvendësime për ta kur tërhiqen.

Momentalisht, SHBA-të nuk kanë ambasadorë tek aleatët kryesorë në Evropë, madje as në shtetet si Kina, India, Japonia apo Arabia Saudite.

Gruaja e parë e Trumpit, Ivana, thuhet se ka shprehur interes të jetë ambasadore në vendlindjen e saj, në Çeki. Presidenti çek, Milos Zeman, ka thënë se “nuk mund të ketë ambasador më të mirë të SHBA-ve, se ajo, në Pragë”. /Telegrafi/