LAJMI I FUNDIT:

Goldsteini: Kosova ka potenciale për zhvillim

Goldsteini: Kosova ka potenciale për zhvillim

Një delegacion i Bankës Botërore është takuar të martën me anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik.

Drejtoresha e Bankës Botërore për vendet e Evropës Juglindore, Ellen Goldsteini, ka deklaruar se fokusi i kësaj banke është shtimi i produktivitetit dhe, sipas saj, Kosova ka potenciale të mëdha për zhvillim ekonomik.


“Fokusi i Bankës Botërore në Kosovë është shtimi i produktivitetit dhe konkurrenca globale. Pas pavarësisë, Kosova ka punuar mirë dhe kjo ka mundësuar dhe shtimi e të ardhurave, mirëpo edhe pse ky shtim është i vogël prapë ju keni arritur një konvergjencë. Jam e lumtur që Kosova ka arritur ta nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Ju jeni një shtet i ri dhe keni potenciale të mëdha. Ju keni mundësi të investoni dhe në arsim, pasi investimi më i fuqishëm ekonomik është investimi në arsim”, ka deklaruar Couldste, transmeton “Epoka e Re”. /Telegrafi/