LAJMI I FUNDIT:

Gjatë zbrazjes së moçalit, punonjësi gjeti shpatën që i përket shekullit të 13-të (Foto)

Gjatë zbrazjes së moçalit, punonjësi gjeti shpatën që i përket shekullit të 13-të (Foto)

Punonjësi i angazhuar të zbrazte një moçal të mbushur me baltë në Hrubieszow të Polonisë, e ka gjetur një shpatë të lashtë që është e gjatë 1.2 metra.

Megjithëse pa shkëlqimin që e ka pasur dikur, arma që besohet të jetë nga shekulli i 13-të, ka gjendje shumë të mirë, transmeton Telegrafi.


Shpata e gjetur në moçal

Nuk dihet se kujt i përkiste shpata mesjetare, që në njërën anë e ka të skalitur një burojë në formë kryqi.

Kjo gjetje e veçantë, është dërguar për studim në një institucion të kryeqytetit, ku pritet të zbulohen detajet. /Telegrafi/