LAJMI I FUNDIT:

Gecaj propozon që LDK-në t’ua japin me qira “outsider-ëve”

Gecaj propozon që LDK-në t’ua japin me qira “outsider-ëve”

Bajram Gecaj nga LDK-ja, duke ironizuar me ata të cilët ai i quan “outsider” të LDK-së, ka propozuar që Këshilli i Përgjithshëm t’ua jap atyre partinë me qira.

Gecaj tha se “në mbledhjen e radhës, Këshilli i Përgjithshëm të konsideronte mundësinë t’ua japë partinë me ‘qira’, e që këta ‘dashamirës’ të partisë ta ‘rregullojnë’ atë sipas dizajneve e tekeve të tyre!”.


Postimi i plotë i Gecajt:

“Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm të “outsider-ëve” si dhe brengosjes së tyre “thellësisht të sinqertë” me zhvillimet brendapërbrenda LDK-së, ndoshta nuk do të ishte keq që, në mbledhjen e radhës, Këshilli i Përgjithshëm të konsideronte mundësinë t’ua japë partinë me “qira”, e që këta “dashamirës” të partisë ta “rregullojnë” atë sipas dizajneve e tekeve të tyre!

Brengosëse dhe jo-korrekte megjithatë do te ishte fakti se këta “outsider-ë” nuk do ta bënin të njëjtën me partitë e tjera, e sigurisht që do te shkaktonte ndër to xhelozi, por edhe humbje “paanësie” të këtyre “shpëtimtarëve”! ”, (sic), ka shkruar Gecaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori