LAJMI I FUNDIT:

Ford me enterierin e mbuluar nga lëkura e kalit mustang (Foto)

Ford me enterierin e mbuluar nga lëkura e kalit mustang (Foto)

Pronari i paemëruar nga Kina, i ka mbuluar ulëset dhe një pjesë të enterierit të makinës Ford, me lëkurën e përpunuar nga kali i racës, që e ka emrin e njëjtë sikur modeli Mustang.

Entuziastit të veturave, nuk i ka mjaftuar vetëm të ketë një model të tillë, por ka dashur edhe një element nga kafsha e egër, prej së cilës e trashëgon emrin, transmeton Telegrafi.


Në fotografitë e postuara më poshtë, mund të shihet se si duket brendësia e veturës, që është përpunuar me këtë lëkurë.

Këtij lloj kalit të shpejtë, me trup më të vogël se të zakonshmit, nuk i shfrytëzohet lëkura sepse është vështirë të përpunohet.

Me këtë rast, shihet një dedikim i pronarit për një Mustang sa më të kompletuar. /Telegrafi/