Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ndodhet që prej ditës së djeshme në jug të vendit për t’u përballur me emergjencën që ndoshta është më e rënda e mandatit të tij të parë.
Në ishujt aziatikë është shpallur ligji ushtarak në një të tretën e vendit, operacione ushtarake po zhvillohen në qendrat urbane kundër grupeve mbështetëse të ISIS, militantët e të cilit i kanë prerë kokën një shefi policie dhe po përdorin një komunitet katolik si mburojë njerëzore.
Duke i bërë referim ish-diktatorit Ferdinand Marcos, Duterte ka lënë të kuptohet se do të përdorë grusht të hekurt kundër rritjes së ekstremizmit islamik, i konsideruar një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Kriza shpërtheu mbrëmë në Maraui, një qytetet me 200 mijë banorë në ishullin Mindanao, pas një operacioni të dështuar të ushtrisë për të kapur Isnilon Hapilon, një komandant i grupit rebel Abu Sayaf, i konsideruar fraksioni terrorist më i rrezikshëm në vend.
Militantët kanë kërkuar ndërkohë mbështetjen e një grupi tjetër islamik, Maute, që është betuar për besnikëri ndaj ISIS.
Dhjetëra persona të armatosur kanë sulmuar ndërtesa të shumta, mes të cilave një burg dhe një kishë, të cilës i kanë vënë zjarrin. Ndërkohë, një prift dhe të paktën 13 besimtarë janë marrë peng me kërcënimin se do të vriten nëse ushtria nuk ndërpret operacionet e saj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre