LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i kibernetikës dëshmon në gjykimin e Bicajt

Eksperti i kibernetikës dëshmon në gjykimin e Bicajt

Në seancën e radhës të gjykimit të Xhavit Bicajt, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, me pretendimin se i ka dërguar pyetjet me përgjigje dy kandidatëve për drejtorë të njësive të QKUK-së pritet të dëshmojë një ekspert i fushës së kibernetikës.

Gjykata ka aprovuar kërkesën e avokatit të të akuzuarit Bicaj.


Eksperti i lëmit të kibernetikës pritet të konstatojë se a ka mundur të ketë ndërhyrje në kompjuterin dhe telefonin e të akuzuarit, pasi që Bicaj ka deklaruar se nuk i ka dërguar email-ët e pretenduar dhe se çelësin e zyrës së tij e kanë pasur edhe dy infermierë.

“Në bazë të krimit kibernetik jep të kuptojë se është e mundur që pa dëshirën e personit e në këtë kuptim të akuzuarit Xhavit Bicaj ka mundur apo mundet që të gjitha shënimet që janë në kompjuter të dërgohen e të merren nga kompjuteri i tij dhe përkundër faktit se kompjuteri ka mundur të jetë i mbyllur”, theksoi avokati Smajl Hyseni.

I akuzuari Bicaj deklaroi se nuk ka qasje në kompjuterin e zyrës së tij pasi që tanimë gjendet në pension, ndërsa theksoi se posedon numrin e njëjtë me të cilin pretendohet të ketë kryer veprën penale.

Ndërsa, prokurori i rastit, Feti Tunuzliu, e kundërshtoi kërkesën për caktimin e ekspertit të lëmisë përkatëse, duke e quajtur “propozim të pavend dhe të panevojshëm”.

Përkundër kundërshtimit të prokurorit, kërkesa për caktimin e ekspertit të fushës përkatëse u aprovua nga trupi gjykues.

“Aprovohet kërkesa e avokatit mbrojtës për caktimin e ekspertit të lëmisë kibernetike ku i njëjti duhet të konstatojë se a ka mundur të ndërhyjë në telefonin dhe kompjuterin e të akuzuarit dhe nëpërmes të tij t’u dërgojë pyetjet dhe përgjigjet dy kandidatëve. Sa i përket telefonit zakonisht është Instituti i Forenzikës, ku në kuadër të tij do të bisedojmë se a munden me e përfundu këtë ekspertizë”, tha kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti.

Gjykata ka mbetur ta përpilojë urdhëresën e veçantë jashtë shqyrtimit gjyqësor dhe seanca e radhës është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Vepra e pretenduar sipas aktakuzës ka ndodhur më 31 korrik dhe 3 gusht 2014.

Duke qenë anëtar i Komisionit vlerësues për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e drejtorit të njësive përkatëse të QKUK-së, Bicaj akuzohet se ua ka dërguar pyetjet me përgjigje të sakta dy prej kandidatëve, dr. Sonja Blakajt dhe dr. Ramë Miftarit.

Në seancën e mbajtur në muajin shkurt, Xhavit Bicaj e quajti “montim” rastin ndaj tij./Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori