LAJMI I FUNDIT:

DPHM: Po rritet niveli i ujit në Liqenin e Ohrit

DPHM: Po rritet niveli i ujit në Liqenin e Ohrit

Niveli i Liqenit të Ohrit është dy centimetra mbi minimumin e lejuar, ndërsa dukshëm është ulur niveli i ujit në lumin Drini i Zi afër Llozhanit, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje theksojnë se niveli mesatar i ujit për muajin shkurt në Drin të Zi është 123 centimetra, ndërsa dje ka qenë 20 centimetra. Ulje të madhe të nivelit të ujit ka edhe në lumin Sateska ku dje janë matur dy centimetra, ndërsa zakonisht për këtë periudhë të vitit është 16 centimetra.


Nivele më të ulëta janë matur edhe në Vardar afër Demir Kapisë, Pçinja afër Katllanovës, Kriva Rekë afër Kriva Pallankës, përderisa më të larta se mesataret janë në Vardar afër Jegunocës, Treskë afër Makedonski Brodit dhe Bregallnicë afër Shtipit./Telegrafi/