LAJMI I FUNDIT:

Detyroni fëmijët të bëjnë punë të shtëpisë dhe ata do të bëhen më të suksesshëm

Detyroni fëmijët të bëjnë punë të shtëpisë dhe ata do të bëhen më të suksesshëm
-->

Ka një arsye se përse fëmijët kanë tendenca të zemërohen kur ua kërkoni t’i pastrojnë pjatat – punët e shtëpisë nuk janë aspak argëtuese! Pas së gjithash, kush dëshiron t’i shpenzojë 20 minuta duke u marrë me gjëra “koti”, kur mundet ta shikojë filmin e preferuar për herë të 20-të?

Sidoqoftë, në vend se ta kurseni veten nga zemërimi i fëmijës dhe të mos kërkoni nga fëmijët t’iu ndihmojnë, më mirë është t’i detyroni! Përse? Sepse fëmijët të cilët i kryejnë punët e shtëpisë, priren të bëhen më të suksesshëm, transmeton Telegrafi.

“Kur i detyroni të bëjnë punë të shtëpisë – ta hedhin bërllokun, t’i pastrojnë rrobat, etj. – ata e kuptojnë se duhet të punojnë për të jetuar”, thotë Julie Lythcott-Haims, ish-dekane në Universitetin Standford dhe autore e “How to Raise an Adult”.

Ajo ka folur edhe në “TED” për hulumtimin e saj, ku ka treguar se fëmijët duhet të mësojnë t’i kryejnë punët e tyre, pasi që ata bëhen punëtorë më të mirë, do të bashkëpunojnë më shumë dhe do t’i trajtojnë me pavarësi të plotë detyrat e tyre.

Për më shumë, shikojeni fjalimin e Lythcott-Haims – fjalim i cili është në gjuhën angleze. /Telegrafi/