LAJMI I FUNDIT:

Dështon PSG

Dështon PSG

Paris Saint-Germaini ka pësuar humbje prej 3-2 si mysafir i Sochaux në Stade Auguste Bonal.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Alex (29’), mirëpo Sebastien Roudet bëri që skuadrat të shkonin në pushim me shifra identike (36’).

Giovanni-Guy Yann Sio i kaloi për herë të parë vendasit në epërsi (54’), por Jerome Roussillon shënoi një autogol për ta nivelizuar sërish takimin (76’).


Golin e fitores për Sochaux e shënoi Cedric Bakambu në minutën e 84.

Paris Saint-Germaini mbetet në krye të tabelës me tri pikë më shumë se përcjellësi i parë, Lyon. /Telegrafi/