LAJMI I FUNDIT:

Dell debuton me modelet e Chromebook me lapsin digjital

Dell debuton me modelet e Chromebook me lapsin digjital

Dell ka prezantuar trion e laptopëve Chromebook, por më interesanti është modeli i laptopit konvertibil që punon edhe me lapsin digjital.

Chromebook 11 Convertible, mund të rrotullohet që të punojë si tablet, ndërsa punon edhe me lapsin e quajtur “Dell Productivity Active Pen,” ndërsa mund të konfigurohet edhe me kamerën e përparme në tastierë në rastet kur përdoret si tablet.


Chromebook 11 Convertible i dedikohet studentëve, prandaj edhe nuk ka ndonjë specifikë të avancuar që vlen të përmender, përveç formës dhe dizajnit të pajisjes.