Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Greg Delawie, ka sugjeruar institucionet e Kosovës për mënyrën se si duhet ta luftojnë korrupsionin.
Ai përmes një videomesazhi ka thënë se “dua të flas për dy gjëra që Kosova mund t’i bëjë pikërisht tani për ta luftuar korrupsionin – ta miratojë Ligjin e ri për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, dhe ta miratojë Ligjin e ri për Procedurat Disiplinore për Gjykatësit dhe Prokurorët kur ky ligj të arrijë në Kuvend”.
“Me ndryshimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale Kosova mund të sigurojë që të gjithë të burgosurit të trajtohen barabartë pa marrë parasysh lidhjet e tyre politike apo statusin e ‘njerëzve të famshëm’. Kur kam ardhur në Kosovë herën e parë u befasova kur mësova se disa të burgosur të dënuar ishin lejuar që thjeshtë të bredhin lirshëm me arsyetime të rrejshme mjekësore. Këta kriminelë me lidhje të mira politike pretendonin se ishin të sëmurë, bënin presion në Ministrinë e Drejtësisë për t’i lënë jashtë burgut për trajtim mjekësor, dhe pastaj kalonin muaj të tërë duke udhëtuar nëpër rajon, dhe madje dhanë edhe intervista televizive. Kjo fare nuk është mënyrë për t’i treguar popullit të Kosovës se të gjithë janë të barabartë para ligjit. Kjo e shndërroi në farsë këtë parim themelor të sundimit të ligjit”, ka theksuar ai.
Delawie ka thënë se ai dhe qeveria amerikane vazhdimisht nxisin qeverinë e Kosovës që të bëjë diçka për të mbyllur vrimat ligjore.
“Jam i kënaqur që Ministrja e Drejtësisë dhe ekipi i saj kanë bërë ndryshime në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale të cilat do ta kalojnë vendimmarrjen për atë se kush do të lirohet për trajtim mjekësor në duart e mjekëve dhe gjykatësve, jo në duart e politikanëve. Kjo do t’i tregojë Kosovës dhe botës se udhëheqësit e Kosovës janë të përkushtuar ndaj drejtësisë. Fatkeqësisht, Kuvendi i Kosovës nuk e ka kaluar këtë ligj ende edhe pse ka pasur disa herë mundësinë që ta bëjë këtë. Edhe më keq, disa anëtarë të Kuvendit paraqitën një amandament i cili automatikisht do t’i zvogëlonte dënimet e të gjithë të dënuarve për një të tretën – veprim ky i cili do të tallte autoritetin gjyqësor. Sot në burgjet e Kosovës ka terroristë të dënuar të cilët do të liroheshin menjëherë nëse ky amandament i paarsyeshëm do të bëhej ligj. E nxis Kuvendin që të miratojë ligjin e ri për Sanksione Penale pa kurrfarë amandamentesh. Kjo është një mënyrë për t’i treguar Evropës dhe botës se ju jeni të përkushtuar ndaj luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Kjo poashtu do të tregojë se Kosova e meriton reputacionin e mirë që e ka në luftën ndërkombëtare kundër ISIS-it”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, udhëheqësit e Kosovës mund të shfaqin përkushtimin e tyre ndaj luftës kundër korrupsionit edhe duke miratuar Ligjin e ri për Procedurat Disiplinore për Gjykatësit dhe Prokurorët.
“Shumica e gjykatësve dhe prokurorëve angazhohen shumë për të kryer një punë të mirë në shërbim të bashkëqytetarëve të tyre. Por, është një pjesë e vogël e tyre veprimet e të cilëve minonjë drejtësinë dhe si rezultat i kësaj qytetarët dyshojnë në ndershmërinë e tërë sistemit. Kemi punuar ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë për të përpiluar ligje që do të reformojnë sistemin për të kërkuar llogaridhënie nga gjykatësit dhe prokurorët për efektshmërinë e tyre. Ky ligj është me gjasë hapi më kryesor që Kosova mund ta bëjë për të përmirësuar sistemin e drejtësisë duke e bërë atë diçka në të cilën populli i këtij vendi me të vërtetë mund të llogarisë. Pres që ky ligj të miratohet kur qeveria ta dorëzojë atë, dhe shpresoj se kjo do të ndodhë më vonë gjatë këtij muaji. Kosova gjendet vendosmërisht në shtegun e vet Evropian. Ju keni një Kushtetutë, një Qeveri, dhe një popull që i përqafon vlerat Euro-Atlantike. Unë jam i bindur se ju mund t’i miratoni ligjet për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe për procedurat disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët, dhe se ju mund ta mposhtni korrupsionin. Krejt çka duhet për këtë është vullneti politik dhe përkushtimi për ta vendosur popullin e Kosovës dhe fatin e tij në vend të parë. Ambasada ime dhe unë mbesim të përkushtuar për ta mbështetur popullin të Kosovës dhe rrugën e tij drejt zemrës së Evropës”, ka përfunduar videomesazhi i Delawie./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Ai ka bërë një sërë deklaratash pos traumatike
Nis gjykimi ndaj Ramiz Merkos për blerjen e veturës luksoze, anulohet seanca e parë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre