LAJMI I FUNDIT:

Deda: Trenin e ndalën SHBA-të

Deda: Trenin e ndalën SHBA-të

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, në emisionin Politikë me Sejdi Demirin, ka deklaruar se trenin në Rashkë nuk e ka ndalur as Hashim Thaçi e as Aleksandar Vuçiqi.

“Trenin e kanë ndalur Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai, duke mos e mohuar në këtë rast rolin e forcave të Policisë. Por, thotë se njësia ROSU janë urdhëruar nga drejtori i Policisë dhe jo nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Tribuna/