LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e naftës me luhatje

Çmimet e naftës me luhatje
ON NORTHERN BORDER BETWEEN IRAQ AND KUWAIT, KUWAIT - JANUARY 22: A wellhead is shown in front of a Kuwait Oil Company drilling rig January 22, 2003 on the northern border between Iraq and Kuwait in Kuwait. Kuwait produces approximately ten percent of the worlds oil and the country has promised to increase production, as needed, in the event of a war in Iraq. (Photo by Joe Raedle/Getty Images)

Çmimet e naftës u regjistruan në luhatje minimale gjatë sesionit të sotëm, si pasojë e luftës së tregut që vijon të mbajë të bllokuar trajektoren e çmimeve.

Pavarësisht se, vendet e OPEC dhe Rusia deri më tani kanë surprizuar tregjet duke zbatuar me përpikmëri marrëveshjen për shkurtimin e prodhimit, efekti i Shteteve të Bashkuara ka bërë që çmimet të mos shkojnë dot më tej.


Gjithsesi, ekspertët shprehen se, perspektiva tregon që OPEC do të shkurtojë edhe më tej prodhimin, çka përkthehet në një rritje të çmimeve nga ky moment e tutje.

Marrëveshja mes palëve flet për shkurtim të prodhimit me 1.8 milionë fuçi në ditë, ndërkohë që deri tani është arritur në vetëm 1.1 milionë fuçi.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 56.03 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 54.06 dollarëve për fuçi. /Telegrafi/