LAJMI I FUNDIT:

Budallenjtë e bëjnë më mirë? A ekziston “vagjina me dhëmbë”? Mite dhe të vërteta për seksin

Budallenjtë e bëjnë më mirë? A ekziston “vagjina me dhëmbë”? Mite dhe të vërteta për seksin

A mund të ejakulojnë edhe gratë si burrat? A mund të shpërthejnë topet e një mashkulli? A ekziston “vagina me dhëmbë”?

Bild teston disa nga mitet seksuale më të çuditshme dhe sjell një përgjigje nëse janë të vërteta apo jo.

“Vagina dentata”


Miti i vagjinës me dhëmbë është të paktën nga ana anatomike një gjepurë. Megjithatë, “Vagina dentata” ekziston që në historitë e lashta të indianëve. Sipas psikoanalistit Zigmund Frojd, “p… me dhëmbë” simbolizon në fakt frikën e meshkujve nga tredhja.

“Squirting”, femrat që derdhin

“Squirting” është bërë e famshme në filmat porno. Megjithatë në shumicën e tyre, skenat janë të rrema. Aktoret femra e mbushin abdomenin me ujë për ta derdhur më pas. Por në të vërtetë ka femra që derdhin. Një studim thotë se një e treta e tyre e bëjnë këtë gjë. Së fundmi një studim thotë se bëhet fjalë për thjesht urinë.

Vibrator me recetë mjeku?

Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Autorja amerikane Mary Roach shkruan se grave në SHBA u rekomandohet me recetë një vibrator i veçantë për të luftuar mungesën e dëshirës seksuale. “Eros Clitoral Therapy Device” është një lodër seksuale me vulë mjekësore.

“Budallenjtë … më mirë”

Ekziston një perceptim se ata që kanë një koeficient të ulët inteligjence, e bëjnë më mirë. Por nuk është e vërtetë. Megjithatë njerëzit që kanë më shumë stres dhe angazhime e kanë më të vështirë që të angazhohen plotësisht në aktin seksual.

Orgazma shkakton dhimbje koke

Është pikërisht momenti kur duhet të përjetosh gjënë më të bukur në botë, kur të shpërthen dhimbja e kokës. Burrat vuajnë tre herë më shumë se gratë nga kjo dhimbje. Sulmi ndodh gjatë ose pak përpara orgazmës. Arsyeja: gjatë seksit rritet presioni i gjakut dhe dioksidi i karbonit në trup. Arteriet në tru nuk e përballojnë këtë situatë. Këshillë: Shmangni seancat e shpejta të seksit dhe merrni një qetësues përpara se ta bëni.

Tullacëllëku të bën potent

Na falni zotërinj, por ky është një arsyetim për humbjen e flokëve. Është e vërtetë se tullacët kanë më shumë testosteron në gjak. Por kjo nuk do të thotë se ata janë të fuqishëm seksualisht. Testosteroni është hormoni më i famshëm i seksit, por jo i vetmi dhe as vendimtari.

‘Cola Light’ i mbron femrat nga shtatzënia

Ka disa femra që e shpëlajnë vaginën me Cola përpara dhe pas seksit, duke menduar se kjo shërben si kontracepsion. Për fat të keq nuk është e vërtetë.

Testikujt mund të shpërthejnë

Ka disa meshkuj që mendojnë se nëse nuk bëjnë seks ose nuk masturbojnë, do u plasin topet. Po bëni shaka? Edhe pse ato prodhojnë spermë vazhdimisht, ajo nëse nuk derdhet, shpërbëhet. Mos harroni edhe ëndrrat e lagështa.

A shërben pirsing si stimulues në seks?

Varet. Nëse është në klitor, mund ta stimulojë atë. Nëse është në buzët e vaginës, nuk ka ndonjë efekt. Pirsingu në penis stimulon edhe mashkullin, edhe femrën. Dhe pirsingu në zonat intime shërohet më shpejt se ato në vendet e tjera të trupit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Kërshëri
Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori