LAJMI I FUNDIT:

BSPK përkrahë idenë e Haradinajt për të filluar punën në orën 07:00

BSPK përkrahë idenë e Haradinajt për të filluar punën në orën 07:00

Bashkimit i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) përkrahë idenë e kandidatit për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, që orari i punës në institucionet publike të fillojë në orën 07:00.

Në BSPK, kanë thënë për arbresh.info se pavarësisht këtij premtimi e rëndësishme është që të respektohet orari prej 8 orësh dhe pauza.


“Secili institucion mundet ta filloi punën në orën sa e cakton ai vetë. Por kryesorja është që të respektohet orari në bazë ligjore prej 8 orësh dhe pauza. Nëse Ramushi mund ta bëjë këtë atëherë i lumtë”, ka thënë një zyrtar i saj.

Ende zyrtarisht nuk ka filluar fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit, por liderët e partive politike vazhdojnë me takime ture nëpër vende të ndryshme të Kosovës. / Arbresh.info/Telegrafi/