LAJMI I FUNDIT:

BMW M2 CS do t’i ketë 400 kuajfuqi (Foto)

BMW M2 CS do t’i ketë 400 kuajfuqi (Foto)

Modeli M2 konsiderohet si vetura më e mirë që ka prodhuar BMW, derisa nuk lansoi E46 M3 që është një makinë shumë e mirë.

Por, me 400 kuajfuqi, peshë të lehtë dhe shumë përparësi tjera, varianti CS nga linja M2 pritet të jetë shumë i më i pëlqyer se paraardhësi.


Deri më tani, është parë teksa testohej në terrene të ndryshme, duke lënë të kuptohet se ka konstrukt të fort dhe është i fuqishëm.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, do ta arrijë për 4.2-sekonda, duke bërë që të jetë më e shpejtë se modelet nga seritë M3 dhe M4.

Kulmi nga alumini, panele karboni, xham të hollë dhe karrige sportive, janë disa nga elementet që do t’i ketë makina që lansohet në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm në Geneva Motor Show. /Telegrafi/