LAJMI I FUNDIT:

Pamje të modelit të rifreskuar Model 3 – Tesla e ekspozoi gjatë panairit të automjeteve në Mynih

Pamje të modelit të rifreskuar Model 3 – Tesla e ekspozoi gjatë panairit të automjeteve në Mynih

Tesla ka ekspozuar modelin e rifreskuar të Model 3 i quajtur ndryshe si Model 3 Highland gjatë panairit të automjeteve IAA në mynih të Gjermanisë,

Versioni i rifreskuar i prodhuesit amerikan të automjeteve elektrike u prezantua ditë më parë, transmeton Telegrafi.


Në një video të publikuar në YouTube, Electrek, ofroi pamje për së afërti të këtij modeli të rinovuar dhe ndryshimet që u bënë te kjo veturë elektrike, duke i shpjeguar me detaje.

Tesla nuk njihet për pjesëmarrjen e rregullt në panaire të makinave, por prodhuesi i automjeteve vendosi të jetë prezent në Mynih.

Gjatë panairit në Mynih adhuruesit patën mundësi të shihnin për herë të parë për së afërti versionin e ri të Model 3. /Telegrafi/