Rreth 813 biznese kosovare i janë drejtuar ministrit të Financave, Avdullah Hoti dhe drejtorit të ATK-së Sakip Imeri, me një letër ku ato kundërshtojnë fiskalizimin e ri i cili parashihet në pakon e re fiskale. Me fiskalizimin e ri ato detyrohen të heqin arkat fiskale dhe të blejnë pajisje të reja fiskale.
“Ne kompanitë e kundërshtojmë fiskalizimin e ri që po synoni t’iu impononi bizneseve. Duke pasur parasysh se ne jemi tatimpagues të rregullt të fiskalizuar me arka dhe printer fiskal që në fillim të aktivitetit tonë biznesorë, e shohim si të dëmshme dhe jo qëllim mirë ndryshimin e udhëzimit administrative për arka fiskale i cili do të na imponojë heqjen e arkave ekzistuese dhe vendosjen e sistemit të ri fiskal”, thuhet në letër.
“Ne kundërshtojmë çfarë do kosto shtesë për fiskalizim të cilën e konsiderojmë të panevojshme duke marrë për bazë se ne përmes arkës fiskale deklarojmë çdo shitje dhe të njëjtën e raportojmë në ATK. Vendosjen e sistemit të ri fiskal e konsiderojmë të dëmshme për biznesin tonë për shkak të kostos së lartë dhe ju njoftojmë se të njëjtën do ta kundërshtojmë në çdo formë. Ky është mosbesim ndaj nesh si tatim-pagues të rregullt dhe rëndesë shtesë në një kohë kur presim që Qeveria të ndihmojë bizneset tona me lehtësira në të bërit biznes dhe jo na rëndojë me kosto shtesë për një raportim të cilin e kryejmë përmes arkës fiskale. Mbesim me shpresë se ky shqetësim i yni do të merret në konsideratë”, thuhet në letrën e bizneseve dërguar Ministrit të Financave Avdullah Hoti dhe drejtorit të ATK-së Sakip Imeri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+
Haradinaj takon Ramiz Kelmendin: Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një model të ri të qeverisjes
Ha shëndetshëm dhe shijshëm me fritezën me Ajër Hisense
Kerr Renault Captur i ri “00”, plus mundësi udhëtimi në Evropë veç me Auto Mita
Lansohet platforma dhe këndi “Made in Kosova”, Kurti: Do të tërhiqen investime të huaja
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen