Rregullat se si ta mbijetosh vetminë e madje ta shijosh atë
1 – Para së gjithash: harroni çdo rregull
Jeni ju vetë që hartoni rregullat, që vendosni se çfarë do të bëni (dhe çfarë nuk do të bëni), çfarë do të hani, kur do të ngriheni nga shtrati. Ndërgjegjësohuni se mund të bëni çfarë të doni, kur të doni.
2 – Mos kini frikë të përkëdhelni veten
Mos përtoni të bëni një vaskë të ngrohtë sapo mbërrini në shtëpi, të pini një aperitiv dhe thjesht të blini një tufë lulesh për kënaqësinë tuaj.
3 – Kujdesuni për miqtë
Merrni shoqet në telefon, ftojini ndonjëherë për darkë ose për të pirë ndonjë gjë dhe flisni me to se si e kaloni ditën. Mos rrini për shumë kohë vetëm (por kujdes: nuk duhet të dilni patjetër çdo mbrëmje, sepse duhet të mësoheni të mos keni frikë të qëndroni vetëm në darkë në shtëpi).
4 – Qëndroni të përgatitura
Merrni të gjitha e_mailat: që të mos ktheheni asnjëherë në një shtëpi “bosh”: në një shtëpi ku nuk gjeni asgjë për të ngrënë dhe ku nuk mund të bëni asgjë. Përpiquni të mbani gjithmonë ndonjë gjë të mirë në frigorifer dhe ca videokaseta me filmat tuaj të preferuar.
5 – Dhe, në fund, mos i qani kurrë hallin vetes
Të jesh beqare është gjë e bukur; do të thotë liri absolute dhe pavarësi. Të jesh beqare është edhe shumë në modë.
Kur ndihesh e trishtuar
1 – Zhvish të gjitha rrobat me ngjyra të trishtuara, si e zeza, grija dhe kafja. Çlirohu nga getat bezdisëse dhe vish një fund të kuq, një këmishë të bardhë dhe shumë varëse etnike.
2 – Dëgjo muzikë amerikano-jugore, e cila do të të kujtojë diellin që shkëlqen, detin blu dhe rërën e nxehtë poshtë këmbëve të zbathura.
3 – Kërce e përkundu deri sa të të marrë uria.
4 – Pastaj ndriçoje kuzhinën me dhjetëra qirinj dhe përgatit gjellë pikante që ngrohë zemrën.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Mami! Po më dhemb koka!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre