LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Nehat Thaçit: Të dëmtuarit thonë se nuk i dëboi ai nga Lipjani

Avokati i Nehat Thaçit: Të dëmtuarit thonë se nuk i dëboi ai nga Lipjani

Tre anëtarë të familjes Milovanoviq kanë thënë në seancën e  Prokurorisë  për Krim të  Organizuar në Serbi se nga shtëpitë e tyre në Kosovë nuk i ka dëbuar nënkoloneli i policisë së Kosovës, Nehat Thaçi,

Kështu i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” , avokati i tij, Sead Spahoviq i cili mori pjesë në gjykim, përcjellë Klan Kosova.


Thaçi  është në paraburgim në Burgun e Qarkut në Beograd, dhe po mbahet atje nën akuzat për terrorizëm  me pretendimin se ai së bashku me disa persona të tjerë gjatë vitit 1999 kanë kërcënuar familjen Milovanoviq, pas së cililit kërcënim, ata thuhet se janë larguar nga shtëpia e tyre në Lipjan.

Sipas avokatit të tij, pala e dëmtuar në këtë rast, të përshkruar gjatë dëshmisë së prokurorisë, s`kanë pasur dilema por kanë thënë në mënyrë direkte se nuk ishte ai.

“Kjo është dëshmi e drejtpërdrejtë se Nehat Thaçi nuk e ka kryer veprën për të cilën akuzohet dhe ne menjëherë pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve, kemi kërkuar që urgjentisht të shfuqizohet masa e ndalimit”, tha Spahoviq.

Masa e paraburgimit të tij mbaron më 28 tetor, kur më së voni gjykata pritet që edhe një herë të vendos nëse do të vazhdojë ndalimin e tij, ose ta shfuqizojë këtë masë.

Thaçi është  në paraburgim që nga 28 shtatori, kur u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish të vitit 2010.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori