0Shares

Auroville, apo “Qyteti i Agimit” është qytezë ndërkombëtare e vendosur në jug të Indisë.

Kjo qytezë apo komunë është ndërtuar me qëllim që të jetë një komunitet ndërkombëtar eksperimental i liruar nga politika dhe religjioni, transmeton Telegrafi.

Zemra gjeografike dhe spirituale e Aurovilles është Matrimandiri – tempull i meditimit dhe praktikumit të jogas.

Megjithatë, nuk duhet të mendoni se jeta në Auroville është pushim i pafundmë, sepse atje çdo njeri duhet të kryejë ndonjë detyrë të caktuar.

Sa i përket edukimit, qëllimi kryesor i edukimit në Auroville është dhënia e mundësisë fëmijës të rritet, zhvillohet dhe t’i përmbushë ëndrrat e veta. Edukimi fokusohet edhe në ushtrime fizike dhe në përmirësimet e aftësive kreative.

Në këtë vend nuk ka as vetura, ndërsa motoçikleta është mjeti kryesor transportues.

Pra, Auroville – vendi ku jetojnë 2,000 njerëz nga 45 shtete të ndryshme – është përpjekje eksperimentale për të ndërtuar një ekofshat ku njerëzit nga të gjitha shtetet jetojnë në paqe dhe harmoni së bashku. Hap pas hapi, ata vet e krijojnë vendin e tyre të përsosur, ndërsa pa dyshim se ky projekt mund të vlerësohet si i suksesshëm. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)