LAJMI I FUNDIT:

Apostolova shpreson që së shpejti të ketë vetëm një Mitrovicë

Apostolova shpreson që së shpejti të ketë vetëm një Mitrovicë

Përfaqësuesja e posaçme e BE-së për Kosovën, Nataliya Apostolova, ka vizituar të hënën veriun e Mitrovicës, për t’u njohur nga afër me ecurinë e punëve rreth projekte të financuara nga BE-ja në këtë komunë.

Renovimi i Shtëpisë së Shëndetit, ndërtimi i stacionit të ri të autobusëve dhe ndërtimi i parkut të ri të qytetit si dhe renovimi i 14 parqeve më të vogla të qytetit janë disa nga projektet që BE ka financiar në pjesën veriore të qytetit.


Shefja e BE-së në Kosovë Natalya Apostolova shprehu shpresën e saj se në të ardhmen më nuk do të flitet për Mitrovicën Veriore dhe Jugore por vetëm për Mitrovicën.

Këtë përgjigje ajo e dha kur u pyet nga gazetarët nëse do ta vizitojë edhe pjesën jugore të qytetit.

“Më lejoni të them se shpresoj që së shpejti nuk do të flasim më për Mitrovicën Veriore dhe Mitrovicën jugore por do të flasim për Mitrovicën, kjo është dëshira ime. Dhe mendoja se kjo do ishte simbol i integrimit të këtij qyteti. Unë e vizitova urën shkova bashkë me menaxherin e këtij projekti, por sot takimi është organizuar me kryetarët kështu që më është dashur të diskutoj me ta shumë gjëra Unë padyshim se do ta vizitoj jugun meqë ne kemi shumë projekte atje ,” tha Apostolova.

Shefja e BE-së po ashtu ka deklaruar se zhvillimi i pjesës veriore është shumë i rëndësishëm jo vetëm për qytetarët që jetojnë këtu por edhe për Bashkimin Evropian.

“Kam marrë detyrën para rreth një muaji dhe qyteti i parë të cilin e vizitoj, përjashtuar

Prishtinën, është Mitrovica. Kjo do të thotë se zhvillimi i veriut të Kosovës është i rëndësisë së veçantë për ne dhe Unionin Evropian, është i rëndësisë së veçantë jo vetëm për shkak të dialogut që po zhvillohet mes Beogradit dhe Prishtinës, por po ashtu edhe për shkak të integrimit institucional që është një shembull i mirë të cilin mund ta shohim edhe këtu në Mitrovicë. Siç e dini Unioni Evropian ka ndarë rreth 38.5 milionë euro vetëm për zhvillimin e kësaj pjese të Kosovës, si në fushën socio-ekonomike,të arsimit, për forcimin e shëndetësisë, integrimit të mëtutjeshëm dhe fuqizimit të institucioneve lokale, kulturës… Mendoj se edhe ura në Mitrovicë do të jetë një projekt shuam simbolik për të cilin mendoj se do ta përfundojmë suksesshëm, që do të jetë një simbol i normalizimit të raporteve, dhe me shumë dobi për komunitetet për të dy palë qytetarët që jetojnë në të dy anë t”, tha Apostolova.

Kryetari i komunës veriore të Mitrovicës Goran Rakiq u pyet edhe për ndërtimin e xhamisë afër urës së Ibrit si dhe për marrëveshjen për kufirin administrativ ndërmjet dy pjesëve.

Sipas tij komuniteti serb nuk ka asgjë kundër ndërtimit të kulteve fetare, të cilat janë shkatërruar gjatë luftës, ndërsa sa i përket marrëveshjes për kufirin administrativ, akoma nuk është arritur ndonjë marrëveshje dhe sipas Rakiqit kjo çështje duhet të kthehet sërish në Bruksel për t’u zgjidhur.

Rakiq tha se projektet e financuara nga BE-ja do të avancojnë dhe përmirësojnë kualitetin e jetës së qytetarëve.

“Dua vërtetë të falënderoj Unionin Evropian sepse të gjitha këto projekte do ta avancojnë dhe përmirësojnë kualitetin e jetës të qytetarëve tonë… Në fillim të vitit të ardhshëm presim fillimin e ndërtimit të e Qendrës së re të kulturës, ndërtesës së Komunës dhe objektit të ri të universitetit, projekte këto të cilat po ashtu financohen nga Unioni Evropian”, tha Rakiq.

Shefja e BE-së gjatë kësaj vizite është takuar edhe me kryetarët e komunave veriore me të cilët ka diskutuar për të gjitha çështjet sa i përket bashkëpunimit të mëtutjeshëm me BE-në.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori