LAJMI I FUNDIT:

Apeli ndryshon dënimin e policëve në rastin Graçanica

Apeli ndryshon dënimin e policëve në rastin Graçanica

Gjykata e Apelit njofton se kolegji i kësaj Gjykate, i përbërë prej dy gjyqtarëve vendas dhe një gjyqtari të EULEX, ka nxjerrë aktgjykim më 26 prill 2017, duke modifikuar dënimet e mëparshme në rastin penal që kishte të bënte me një incident që ka ndodhur më 8 janar 2013.

Atë ditë, një grup prej 11 pjesëtarëve të NJOS ishin caktuar për ta bërë përcjelljen e 10 të paraburgosurve të përkatësisë etnike serbe prej Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë deri në Gjykatën për Kundërvajtje.


Të paraburgosurit ishin grumbulluar në hapësirën e recepcionit të Qendrës së Paraburgimit dhe ishin dërguar në parking. Derisa ishin dërguar aty, disa të paraburgosur ishin goditur dhe shqelmuar. Të paraburgosurit më pas ishin qëlluar me shuplaka dhe ishin goditur në automjete gjatë kohës që po dërgoheshin në Gjykatën për Kundërvajtje. Për më tepër, disa të paraburgosur ishin goditur dhe shqelmuar në tualetin e Gjykatës për Kundërvajtje.

Njëmbëdhjetë të pandehurit ishin akuzuar me 19 pika të akuzës për veprat penale të sulmit, kërcënimit dhe keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike.

Gjykata Themelore e Prishtinës i shpalli 6 të pandehur fajtorë për disa pika të akuzës për sulmin, kërcënimin dhe keqtrajtimin gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike.

Ata ishin liruar nga pjesa e mbetur e akuzave, pasi që nuk ishte dëshmuar ‘përtej dyshimit të arsyeshëm’ se ata i kishin kryer këto vepra penale. Pesë të pandehurit tjerë ishin liruar nga të gjitha akuzat.

Të pandehurit ishin ankuar ndaj aktgjykimit në Gjykatën e Apelit, duke pretenduar, mes tjerash, se vepra penale e sulmit është e përfshirë në veprën penale të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës ishte modifikuar dhe të pandehurit ishin liruar nga akuza për veprën penale të sulmit ndërsa dënimet e tyre ishin ulur në përputhje me këtë.

“Gjykata e Apelit u pajtua që vepra penale e keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike e përfshin veprën penale të sulmit, për shkak se të dy veprat penale në thelb e kanë të njëjtën vepër – keqtrajtimi i dikujt dhe aplikimi i forcës kundër dikujt e kanë të njëjtën natyrë”, thekson Gjykata e Apelit në një komunikatë të lëshuar sot.

Po ashtu, si dënim të pandehurve u ishte ndaluar ushtrimi i funksioneve të administratës publike apo shërbimeve publike. Mirëpo, Gjykata e Apelit vlerësoi se shqiptimi i këtij dënimi shtesë nuk ishte i domosdoshëm për ta arritur qëllimin e ndëshkimit penal. Prandaj, dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksioneve të administratës publike apo shërbimeve publike ishte hequr për të 6 të pandehurit. Ankesa e PSRK-së ishte refuzuar.

Rasti ka të bëjë me gjykimin e ish-pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët ishin akuzuar për keqtrajtim të shoqëruesve të ish-shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili kishte vizituar Graçanicën më 7 janar 2013 për të marrë pjesë në ritet e krishtlindjeve ortodokse.

Në këtë proces gjyqësor për keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare akuzoheshin Gani Konjuhi, Sabit Sadiku, Naim Durmishi, Sevdaim Abdullahu, Nexhmedin Sahiti, Jeton Ramadani, Nexhat Shabani, Xhafer Hyseni, Visar Kërqeli, Zenel Salihu dhe Ilmi Rexhepi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori