LAJMI I FUNDIT:

Android O arrin në edicionin final pas pak ditësh

Android O arrin në edicionin final pas pak ditësh

Nëse dalin të vërteta pohimet e Evan Blas, Android O pritet të vijë qyshe më datën 21 gusht.

Për fat të keq ende nuk dihet se si do të jetë emri i plotë i sistemit operativ Android O, por besohet se kjo do të zbulohet shumë shpejt, transmeton KosovaPress.


Përveç Blas, informacione të ngjashme ka ofruar edhe David Rudok, autor i faqes  AndroidPolice, i cili ka thënë se “nuk dëshiron të dështojë befasinë në lidhje me emrin”.

Android O do të sjellë një sërë funksionesh të reja dhe aty janë përmirësimi i shpejtësisë dhe i punës së baterisë.