Autoritetet turke kanë dëbuar rreth gjysmë milionë njerëz nga shtëpitë e tyre në pjesën juglindore të vendit, tregon raporti i organizatës Amnesty International, transmeton DPA.
Sipas raportit të publikuar sot, banorët e rajonit kanë qenë të detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre në vitin e fundit si rezultat i aktiviteteve të zbatuara sipas parimit “dënim kolektiv”.
Teksti fokusohet sidomos në qytetin Sur në qarkun Diarbakër. Vetëm në këtë qytet, afërsisht 42 mijë njerëz i kanë braktisur shtëpitë e tyre, e këtë e kanë bërë në masë të madhe për shkak të orës policore të imponuar nga autoritetet.
Sur është vendi ku zhvillohet luftë mes PKK-së kurde dhe forcave të sigurisë, pasi që në korrik të vitit 2015 dështoi armëpushimi dyvjeçar mes këtij grupi dhe shtetit turk.
Numër i madh i njerëzve të motivuar nga mungesa e ujit dhe ushqimit dhe të frikësuar për jetën e tyre, i kanë shfrytëzuar intervalet e shkurtra mes orëve policore që të ikin.
Në mars autoritetet kanë ndërmarrë një pjesë të madhe të vendit në Sur, thekson Amnesti. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre