LAJMI I FUNDIT:

Agani: Të shikojmë kah e ardhmja, të mësojmë nga e kaluara

Agani: Të shikojmë kah e ardhmja, të mësojmë nga e kaluara

Partia e Drejtësisë (PD), mbrëmë ka organizuar iftar për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit në qytetin e Pejës, në të cilin ka marrë pjesë edhe Kryetari, Ferid Agani, i cili të pranishmëve të shumtë në fjalën e tij u tha se “Partia e Drejtësisë si edhe në zgjedhjet e kaluara nacionale është radhitur në koalicionin parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës e në këtë vit zgjedhor edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA për Kosovën, Lëvizja për Bashkim dhe disa parti të tjera, si pjesë e koalicionit të “Fillimit të Ri”.

Më tej z. Agani shtoi se “Jemi dëshmitarë të ballafaqimit të koncepteve të ndryshme politike në ditët e para të fushatës, prej të cilave disa me vizion të qartë shohin drejtë të ardhmes së Kosovës, e disa duke adresuar të metat e së kaluarës synojnë të formësojnë të ardhmen e vendit.”


“Ne si Parti e Drejtësisë, gjithmonë kemi qenë të bindur se në themelet e shtetit tonë, duhet të vihen vlerat etike e morale, vlera e traditës sonë kombëtare e fetare që në mënyrë të mrekullueshme janë të shkrira në qenien tonë kombëtare shqiptare”, deklaroi kryetari Agani para qytetarëve të Pejës.

Kryetari i PD-së u bëri thirrje qytetarëve të Pejës që t’i mbështesin dy kandidatët e Partisë së Drejtësisë në Listën e Koalicionit të “Fillimit të Ri”, Ardian Sejdiu me numër 43 dhe Mejreme Uka me numër 93 për të cilët tha se do të jenë përfaqësues të denjë të interesave të qytetarëve me vlerat tyre politike, etike e morale, dhe shprehi bindjen se angazhimi i qytetarëve të Pejës dhe gjithë vendit në këtë drejtim nuk do të mungojë.

Në trend

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori