Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 15 vatra zjarri në Berat, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Durrës, Lezhë dhe Dibër. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 153 zjarrfikës me 27 automjete, 138 forca ushtarake dhe helikopterë.
Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129.
Qarku Lezhë. Në malin e Manatisë, Lezhë ka rënë zjarr në pyllin me pisha. Zjarrfikëset dhe 53 forcave ushtarake kanë punuar gjatë gjithë natës për shuarjen e zjarrit, i cili ka rrezikuar banesat në fshatin Manati. Për arsye sigurie janë evakuuar 3 familje. Zjarri dogji rreth 5 ha me shkurre e ferra dhe pyll pishe. Forcat e ushtrisë po punojnë për shuarjen e zjarrit në lartësitë e malit, ndërsa forcat dhe automjetet zjarrfikëse janë në gatishmëri pranë banesave.
Në fshatit Tale Lezhë ka rënë zjarr në një zonë me shkurre dhe ferra. Zjarrfikëset së bashku me komunitetin kanë arritur të shuajnë flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 5 dynymë me shkurre e ferra dhe ullinj.
Qarku Shkodër. Në fshatit Bleran, Shkodër ka rënë zjarr në pyllin me pisha. Zjarri ka rrezikuar seriozisht edhe disa banesa të fshatit. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 20 forca ushtarake të cilët nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin pasi ai favorizohej edhe nga era.
Për të shuar flakët u angazhua edhe një helikopter. Sipas raportimeve të zjarrfikësve zjarri ka djegur rreth 10 ha me shkurre, ferra dhe pisha. Në fshatin Vilëz, Shkodër ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarri ka rrezikuar xhaminë dhe disa banesa të fshatit. Për shkak të terrenit të thyer dhe erës zjarrfikëset e ushtria nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin. Sipas raportimeve zjarri dogji rreth 10 ha me shkurre dhe ferra. Forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë po punojnë edhe ditën e sotme për shuarjen e zjarrit. Në fshatin Vorfë, Malësi e Madhe ka rënë zjarr në një zonë me shkurre, ferra dhe pemëtari. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u shpëtuan disa banesa që ndodheshin aty pranë. Në fshatin Gomsiqe, Vau-Dejës ka rënë zjarr në pyll me pisha. Zjarrfikëset kanë punuar gjatë gjithë natës për shuarjen e vatrave të zjarrit dhe i ka vënë ato nën kontroll. Ditën e sotme forcat do të punojnë pà «r shuarjen përfundimtare të zjarrit. Në njësinë Administrative Vig-Mnelë Vau-Dejës zjarri i rënë në një masiv me pisha është fikur. Zjarrfikëset dhe forcat e ushtrisë kanë arritur të shuajnë edhe vatrat e fshehura të zjarri
Qarku Durrës. Në hyrje të qytetit të Krujës ka rënë zjarr në një zonë me shkurre e ferra dhe pyll pishe. Në ndihmë kanë shkuar edhe zjarrfikëse nga Tirana. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 4 dynymë me shkurre e ferra dhe pisha.
Qarku Tiranë. Në fshatin Qinam, Tiranë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi zjarrfikës kanë shuar flakët duke shpëtuar banesat. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe relativisht e vogël me shkurre dhe ferra.
Në lagjen Kodër-Vorë të bashkisë Vorë ka rënë zjarr në një zonë me ferra, shkurre dhe ullishte. Si pasojë u dogj rreth 10 dynymë me shkurre e ferra dhe 5 rrënjë ullinj.
Qarku Elbasan Në fshatin Klos, Cërrik ka pasur një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarrfikëset kanë punuar duke shuar flakët me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer.
Në fshatin Bardhas Peqin ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 5 dynymë me shkurre dhe ferra.
Në fshatin Trash, Peqin ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 7 dynymë me shkurre e ferra dhe 10 rrënjë ullinj.
Qarku Berat Në fshatin Velagosht, Kuçovë, ka pasur riaktivizim të zjarrit në sipërfaqen me shkurre dhe pisha. Zjarri i favorizuar nga era e fortë është përhapur dhe për këtë ka ndërhyrë edhe ushtria. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe pisha.
Qarku Vlorë Në fshatin Borsh, Himarë ka rënë zjarr gjatë paradites së djeshme në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë vendosur nën kontroll dhe zjarri është shuar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej rreth 2 ha me shkurre dhe ferra. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre