LAJMI I FUNDIT:

​Grajçevci triumfon në mini-martonën humanitare me moton ‘Vrapo edhe Ti’

​Grajçevci triumfon në mini-martonën humanitare me moton ‘Vrapo edhe Ti’

Me moton ‘Vrapo edhe TI’, e më kauzën të ndihmohen fëmijët e prekur nga kanceri, është mbajtur mini-maratona 5km, ngjarje kjo që u mbajt në kryeqytetin tonë.

Në këtë eveniment sportiv të organizuar nga Aferdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci, e treta e këtij lloji, pjesë të kësaj garë ishin atlet të shumtë si dhe njerëz të jetës politike e sferave tjera.


Në mesin e garuesve ishte edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramusha Haradinaj, si dhe aktori i njohur nga Shqipëria, Ermal Mamaqi.

Kjo ngjarje sportive ka nisur me një festival muzikor, kurse, garuesit e sprovuan veten nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ deri te rrethi (ish-Hotel Baci ) dhe kthimi në pikën fillestare.

Nga mosha 2 vjeçare e deri tek atletët profesional startuan në garën 5km.

Në konkurrencën e femrave e pari në cak arriti Luljeta Shala e ndjekur nga Qëndresa Ramadani e Nebahate Maqesterna, kurse, në konkurrencën e meshkujve, shtegun prej 5km, i pari e kaloi atleti i njohur, Emin Grajçevci të ndjekur nga Burim e Bujar Uka.

Njëra nga organizatorët e mini-martonës ‘Vrapo edhe Ti’, Diellza Kolgeci i tha KosovaPress-it se qëllimi i kësaj garë është arritur. Sipas saj, është e rëndësishme që kauza të ndihmon fëmijët e prekur nga kanceri është arritur.

“Mesazhi është që të gjithë duke promovuar jetën e shëndetshme. Sivjet kauza është t’i ndihmojmë fëmijët që janë të prekur me kancer. Është shumë e rëndësishme që qëllimi ynë është arritur, dhe kjo kohë që ishte pak më shi vetëm sa na bën mirë, sepse e ka larguar pluhurin dhe jemi gati t’ia fillojmë. Ata të cilët e kanë blerë numrin jemi të kënaqur dhe normal së gjithmonë kemi qejf shumë e më shumë, duke marrë parasysh shiun dhe ne i frikohemi pak shiut në thonjëza, por prapë se prapë këta njerëz që kanë dalë duhet më i falënderuar të gjithë dhe gjithë këta njerëz janë ata që na kanë përkrahur”, tha Kolgeci.

Ajo ka shtuar se do të vazhdohet tradita me kauza tjera. Kauza të ndihmohen fëmijët e prekur nga kanceri përmes mini-maratonës, e ka vlerësuar lartë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai i tha KosovaPress-it se mesazhi për të ndihmuar njerëzit më sëmundje të rënda është diçka shumë e mirë. Haradinaj bëri të ditur se do të jetë pjesë e gjysmë-maratonës ‘Prishtina 2017’ që mbahet të dielën e ardhshme.

“Është porosi e mirë, së pari vrapimi për shëndet, porosia për gjithë atyre që kanë nevojë për shembull më sëmundje të rënda e pacienteve tjerë, është diçka e mirë dhe i falënderoi për iden organizatorit. Me qejf vrapojë. Këtu jam do të vrapojë”, theksoi Haradinaj.

E fituesi i mini-maratonës në konkurrencën e meshkujve, Emin Grajçevci tha se konkurrenca nuk ishte e fortë, dhe sipas tij, shtegu ishte i lehtë.

“Shtegu nuk ishte i vështirë, sepse ne jemi profesional. Konkurrencë nuk ka pasur shkaku se atletët janë përgatitur për maratonë dhe se gara ka qenë humanitare dhe nuk ka pasur konkurrencë të fortë”, pohoi Grajçevci.

Ai ka shtuar se është i përgatitur mirë për gjysmë-maratonën ‘Prishtina 2017’ që mbahet pas një javë në Prishtinë.

Në fund organizatorët e mini-maratonës, për më të mirët ndan mirënjohje dhe medalje.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori