LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari amerikan: Lufta në Ukrainë i kushtoi Rusisë 211 miliardë dollarë

Zyrtari amerikan: Lufta në Ukrainë i kushtoi Rusisë 211 miliardë dollarë

Rusia besohet të ketë shpenzuar deri në 211 miliardë dollarë në mobilizimin ushtarak në luftën e Ukrainës dhe Moska thuhet se gjithashtu ka humbur më shumë se 10 miliardë dollarë në shitjet e anuluara ose të shtyra të armëve, deklaroi të premten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, raporton Reuters.

Kostot e detajuara për Rusinë gjatë mobilizimit të saj gati dy-vjeçar në Ukrainë vijnë pasi administrata e presidentit amerikan Joe Biden po përpiqet të shtyjë Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së të sigurojë një paketë prej 95 miliardë dollarësh të ndihmës ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, transmeton Telegrafi.

A po shkon Ukraina drejt një marrëveshje paqeje me Rusinë?
Lexo po ashtu A po shkon Ukraina drejt një marrëveshje paqeje me Rusinë?

“Ju na keni dëgjuar duke folur shumë rreth asaj se sa thelbësore është që Kongresi i SHBA-s të miratojë fondet shtesë në mënyrë që ne të mund të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, u tha zyrtari gazetarëve.


“Por, nuk mendoj se kemi folur aq shumë për kostot që Rusia tashmë ka bërë dhe vazhdon të bëjë”, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.

Sipas zyrtarit amerikan rreth 315 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur deri më tani në Ukrainë, megjithatë këto shifra vështirë se mund të verifikohen tani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Botë
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Merz i Gjermanisë:

Merz i Gjermanisë: "Mburoja" bërthamore evropiane duhet të bëhet më e fortë

Evropa
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Evropa
Kalo në kategori