LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Xiaomi prezanton Mi 4, telefonin më të shpejtë në botë!

Zyrtare: Xiaomi prezanton Mi 4, telefonin më të shpejtë në botë!

Xiaomi, kompania e cila ndryshe njihet edhe si Apple nga Kina, e ka prezantuar modelin e saj më të ri të telefonit, përkatësisht modelin e saj kryesor Xiaomi Mi 4, në një ngjarje masive në Pekin.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Lei Jun e ka prezantuar gjeneratën e re të telefonit, Xiaomi Mi 4, pajisjen mobile e cila në fokus primar e ka dizajnin, si dhe kornizën e metaltë dhe këndet e rrumbullakëta, të ngjashme me ato të iPhone 5s.

Xiaomi Mi 4 sjell ekranin super të ndritshëm me diagonalen prej 5-inç në 1080p, procesorin quad-core Qualcomm Snapdragon 801 me 2.5GHz dhe 3GB RAM. Kompania inovative kineze thotë se Mi 4 është telefoni më i shpejtë i mençur në botë për momentin, dhe sipas performancave të dhëna, mbase edhe mund të llogaritet si i tillë.

Bateria e telefonit vjen me 3080mAh, e cila mund të jetojë deri në 2 ditë e gjysmë, sipas Xiaomit, apo më shumë se çdo telefon tjetër me ekranin prej 5 inç. Mi 4 ghjithashtu mbështet mbushjen e shpejtë, apo më shumë se 60% në më pak se 30 minuta.


Kamera e pasme e Mi 4 vjen me 13 mega-piksel dhe rezolucion të lartë, ndërsa kamera e përparme e telefonit sjell 8 mega-piksel me sensorin e Sony-të në pjesën e përparme. Mi 4 vjen në dy versione të memories: njëri ofron 16GB memorie të brendshme, ndërsa tjetri sjell 64GB,

Xiaomi Mi 4 sjell edhe një tjetër befasi të këndshme, çmimin prej 320 dollarë për versionin me 16GB dhe 400 për 64GB memorie të brendshme. /Telegrafi/