LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Storari huazohet te Sampdoria

Zyrtare: Storari huazohet te Sampdoria

Sampdoria ka pohuar se portieri i Milanit, Marco Storari, do t’i bashkohet këtij ekipi si huazim gjashtëmujor deri në fund të sezonit.

Portieri 33-vjeçar e filloi sezonin si zgjidhja e parë e trajnerit të ri të Milanit, Leonardo, por pas lëndimit të tij në tetor e humbi pozitën ndaj të rikthyerit Dida.

“Ekipi i Sampdorias dëshiron të bëjë të ditur se portieri i Milanit, Marco Storari, do të transferohet në klub si huazim deri në fund të sezonit. Portieri do ta mbajë numrin 30 dhe pasditen e sotme do t’u bashkohet bashkë-lojtarëve të ri”, thuhet në deklaratën e klubit italian./Telegrafi/