LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Samsung prezanton Galaxy K – telefonin kamerë me 20MP

Zyrtare: Samsung prezanton Galaxy K – telefonin kamerë me 20MP

Samsung sot ka prezantuar modelin e ri dhe të shumë-përfolur të telefonit - Galaxy K Zoom, modelin e fundit të serisë së telefonave me fokus në kamerë.

Telefoni i ri, përveç kamerës e cila vjen me 20.7 mega-piksel, 10 herë zoom optik, ndriçuesin xenon dhe stabilizuesin optik, sjell edhe versionin e fundit të Android.

Nga ana e softuerit, Galaxy K përfshin edhe funksionin “selfie alarm”, i cili ua mundëson përdoruesve të bëjnë vetë-portrete, të ndihmuar edhe nga opsioni “pro suggest” i cili kombinon edhe pesë funksione të filterëve të cilët mund ta bëjnë “selfien” edhe më të bukur.

Samsung pritet që modelin e saj më të ri të telefonit ta debutojë së shpejti në tregjet kryesore botërore, pasi që edhe të hyrat e kompanisë janë raportuar se janë në rënie për të dytin tremujor me radhë. / Telegrafi /