[tag_tagmanagerringier]a Zyrtare: Samsung Galaxy S4 sjell procesorin e ri Snapdragon 800 - Telegrafi - Telegrafi Zyrtare: Samsung Galaxy S4 sjell procesorin e ri Snapdragon 800 - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Samsung Galaxy S4 sjell procesorin e ri Snapdragon 800

Zyrtare: Samsung Galaxy S4 sjell procesorin e ri Snapdragon 800

Në këto ditët e fundit në Korenë Jugore, lideri global i telefonave mobile, kompania Samsung ka lansuar një version më të avancuar të procesorit të telefonit të mençur Samsung Galaxy S4 LTE Advanced.

Dhe tani është bërë e ditur se Samsung S4 LTE Advanced do të vijë me procesorin më të ri nga Qualcomm, atë Snapdragon 800.

Para pak kohësh ishte thënë se versioni i Samsung Galaxy S4 i cili do të shitet në tregje të ndryshme ndërkombëtare do të ketë procesorin Snapdragon 800, me shpëjtësi prej 2.3GHz, mirëpo ajo që ende nuk dihet është data e saktë e arritjes së këtij versioni të telefonit në tregun global. / Telegrafi /