LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Zyrtare: Samsung Galaxy Mega 6.3 vjen në korrik

Më në fund, lideri global i telefonave mobil, Samsung ka dhënë detaje për modelin e saj të ri të telefonit, Mega 6.3, të cilin në Mbretërinë e Bashkuar e ka lëshuar në treg për një çmim që arrin në 459.99 funta, pa ndonjë kontratë me operatorët mobil atje.

Ky çmim vlen për modelin Samsung Mega 6.3 me 16GB, ndërsa pajisja do të paraqitet në treg me versionin e ri të sistemit operativ Android, 4.2 Jelly Bean, ndërsa karakteristika tjera shtesë janë edhe ndërfaqja HD me ekranin e ndjeshëm me 6.3 inç, dhe rezolucionin prej 1280 x 720 piksel.

Gjithashtu, Samsung ka thënë se telefoni i saj më i ri, Mega 6.3 do të dal në shitje në korrik të këtij viti.

Samsung Galaxy Mega 6.3 mbështetet edhe nga procesori dual core 1.7GHz me 1.5GB RAM, dhe kartelën mikro SD e cila mund ta zgjerojë memorien edhe për 64GB shtesë. / Telegrafi /