LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Roma transferon Adrianon

Zyrtare: Roma transferon Adrianon

Roma ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e Adrianos, i cili do të qëndrojë në Olimpico deri në vitin 2013.

“Roma dhe Adriano dëshirojnë të bëjnë publike kënaqësinë e përbashkët, në arritjen e nënshkrimit të kontratës për performanca sportive, që hy në fuqi më 1 korrik 2010 deri më 30 qershor 2013”.

“Futbollisti do të përfitojë pesë milionë euro për sezon plus bonuset e të arriturave. Lojtari do t’u prezantohet shtypit dhe publikut nesër (e mërkurë), 9 qershor 2010 në ora 17:00, në stadiumin Flaminio të Romës”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi romak në faqen zyrtare. /Telegrafi/