LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ribery rinovon kontratën

Zyrtare: Ribery rinovon kontratën

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery, ka vazhduar kontratën e tij, që do ta mbajë atë në Allianz Arena deri në verën e vitit 2015.

Përkundër humbjes prej 2-0 në finale ndaj Interit, francezi ka vendosur t’i përkushtohet klubit nga Allianz Arena edhe për pesë vite tjera, duke shuar kështu spekulimet për një kalim te Real Madridi ose në Ligën Premier gjatë kësaj vere.

Në faqen zyrtare të klubit, është drejtori i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ai që komentoi: “Ne jemi krenarë që kemi zgjatur kontratën me njërin prej futbollistëve më të mirë në rruzull. Ky është gjithashtu indikacion i qëllimeve afatgjate të klubit në përgjithësi”.

Ribery vet u tregua i ngazëllyer me vazhdimin e kontratës duke shtuar: “Familja ime dhe unë jemi shumë të lumtur në Munich. Unë jam fatlum të kem vazhduar bashkëpunimin me Bayern Munichun”. /Telegrafi/