LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Reali prezanton Mourinhon si trajner të ri

Zyrtare: Reali prezanton Mourinhon si trajner të ri

Jose Mourinho është prezantuar edhe zyrtarisht si trajner i Real Madridit sot në dhomën e shtypit në Santiago Bernabeu.

Një javë pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Interin në Bernabeu, Mourinho është rikthyer në të njëjtin stadium për të pasuar Manuel Pellegrini në karrigen e trajnerit. Mourinho ka qenë I shoqëruar në konferencë nga menaxheri gjeneral Jorge Valdano.

“Nuk e di nëse jam lindur për të stërvitur Real Madridin, por sigurisht jam lindur për të qenë trajner. Më pëlqejnë sfidat dhe kjo është një sfidë për mua. Jam joshur nga historia e shkëlqyeshme dhe tradita që ka Madridi, por po ashtu edhe për shkak të frustrimit të tyre në vitet e fundit për të fituar tituj. Madrid është një klub i veçantë, dhe të mos jem në gjendje të drejtoj Madridin do të ishte një boshllëk në karrierën time”.

“Unë kam një mentalitet fitues dhe Madridi duhet gjithmonë të ketë lojtarë të shkëlqyeshëm dhe trajnerë ët shkëlqyeshëm. Dua lojtarët e mi të ketë të njëjtin mentalitet fitues. Ky është motivim, për të pasur lojtarë që ndajnë të njëjtin mendim”, ka thënë Mourinho.


Portugezi do të jetë trajneri i 11-të që drejton Real Madridin në shtatë vitet e fundit. /Telegrafi/