LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Gvardiol bashkohet me Cityn, bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori

Zyrtare: Gvardiol bashkohet me Cityn, bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori

Josko Gvardiol është zyrtarisht futbollisti më i ri i Manchester Cityt.

Qendërmbrojtësi kroat ka kompletuar transferimin te kampioni në fuqi i Evropës nga RB Leipzig.

21-vjeçari u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, pasi kampionët e Anglisë dhe Evropës paguan plot 90 milionë euro për të marrë kartonin e tij nga gjermanët e RB Leipzig.


Ndërkohë, Gvardiol, i cili ishte një nga futbollistët e kërkuar me ngulm nga trajneri Pep Guardiola, ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Manchester Cityn dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të teknikut katalanas.

Mbrojtësi i talentuar kroat u prezantua me një video mjaft interesante, ku ‘citizens’ shfrytëzuan edhe ngjashmërinë e mbiemrave Gvardiol dhe Guardiola, teksa është pikërisht trajneri katalunas ai që modifikon mbiemrin e tij për të zbuluar blerjen e re të klubit.

Reprezentuesi kroat kësisoj bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit duke lënë mbrapa emrat e Harry Maguire e Matthijs de Ligt.

Me transferimin në Etihad stadium është shprehur shumë i lumtur Gvardiolm

“Kush e ka ndjekur Manchester Cityn sezonin e kaluar, është bindur që kjo është skuadra më e mirë në botë, ndaj ndihem i nderuar që jam pjesë e këtij ekipi. Kam ëndërruar gjithmonë të luaj në Angli”, tha Gvardiol. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori