LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Amazon lanson Fire Phone

Zyrtare: Amazon lanson Fire Phone

Pas dy vitesh me thashetheme, Amazon e ka prezantuar edhe zyrtarisht telefonin e saj të parë të mençur. Dhe me sa duket, ky model i telefonit do ta shkund pak industrinë mobile këtë vit. Amazon Fire Phone ofron ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.7-inç në formatin HD, dhe i njëjti është i optimizuar për përdorim me një dorë, si dhe për shikim të ekranit edhe në dritë të theksuar. Ekrani i Fire Phone ofron edhe Gorilla Glass 3 në të dyja anët e butonave të aluminit.

Për më shumë, Fire Phone sjell edhe procesorin 2.2GHz quadcore me Adreno 330 GPU dhe 2GB RAM, bashkë me 32GB memorie të brendshme. Kamera e pasme e telefonit është me 13 mega-piksel me stabilizuesin optik të fotografisë dhe dy dëgjuese sterero me Dolby Digital.

Fire Phone mbështetet edhe nga ndërfaqja e personalizuar në Android, e cila quhet Fire OS. Versioni 3.5 i Fire OS ka edhe “widget aktivë” të cilat shfaqin aktivitetin e fundit në aplikacione, derisa ju kaloni nëpër ato.

Fire Phone mbështet edhe X-Ray dhe ASAP, dhe lejon “fling-un” e videove në Amazon TV. Këto janë disa funksione shumë të këndshme të cilat lejojnë përdorimin e shumë shërbimeve tjera të Amazon.


Në Fire Phone ofrohet edhe qasja në HBO Go, ESPN, Hulu Plus dhe Netflix. Gjithashtu, shërbimi i fundit i Amazon, Immersion Reading dhe Whispersync for Voice janë të integruara si shërbime në telefon. Ndërsa, MayDay do të ju mundësojë përdorimin dhe njohjen e shërbimeve dhe funksioneve të Amazon. Shërbimi ju lidh me një përfaqësues të kompanisë i cili komunikon me ju në një video të drejtpërdrejt.

Firefly është një tjetër tipar interesant, i cili i njef objektet fizike dhe TV emisionet dhe filmat e caktuar. I njëjti i skenon produktet nga kamera e pasme dhe e regjistron secilin send që ju e keni skanuar, duke ju dhënë edhe linkat e faqeve ku ju mund ti blini këto produkte në Amazon.

Amazon Fire Phone është telefon që ofrohet ekskluzivisht në AT&T. Para-porositë tashmë kanë filluar. Çmimi për kontratë dy vjeçare është 199 dollarë, apo me AT&T Next për 27 dollarë në muaj. Versioni i telefonit me 64GB kushton 299 dollarë. Fire Phone do të fillojë të shitet nga data 25 korrik. /Telegrafi/